Vëmendje personale, nga fillimi në fund
Personi që analizon rastin tuaj është i njëjti specialist që përgatit dhe kontrollon aplikimin. Kjo ruan vazhdimësinë dhe konsistencën e informacionit deri në dorëzim.
AGJENCI E SPECIALIZUAR NË APLIKIME PËR VIZA · TIRANË
Çdo aplikim ka historinë e vet. Me fokus të veçantë te aplikimet për vizë angleze, analizojmë situatën reale të aplikantit dhe përgatisim dosje të qarta e koherente për vizë turistike UK, vizitë familjare UK dhe raste me refuzim të mëparshëm. Asistojmë gjithashtu me aplikime për USA, Kanada dhe Australi.
SHËRBIMET E APLIKIMIT PËR VIZA
Personi që analizon rastin tuaj është i njëjti specialist që përgatit dhe kontrollon aplikimin. Kjo ruan vazhdimësinë dhe konsistencën e informacionit deri në dorëzim.
Ndonjëherë rekomandimi ynë është: mos aplikoni ende. Nëse një element duhet sqaruar ose forcuar, jua themi hapur — edhe kur kjo do të thotë ta shtyjmë aplikimin.
Shqyrtojmë qëllimin e udhëtimit, punën ose biznesin, financat, familjen dhe historikun. Formularët, shpjegimet dhe dokumentet duhet të tregojnë të njëjtën situatë reale.
Kur një çështje kërkon vlerësim shtesë, kemi mundësi të konsultohemi me profesioniste ligjore në Mbretërinë e Bashkuar, pa kosto shtesë për klientin.
ANALIZA PARA DORËZIMIT
Një aplikim mund të përmbajë të gjitha dokumentet dhe përsëri të lërë pyetje. Përpara dorëzimit, e analizojmë dosjen nga një këndvështrim kritik: kërkojmë mospërputhje, boshllëqe dhe informacione që mund të mos jenë të qarta pa kontekstin e duhur.
Ne kërkojmë pyetjet përpara se të dorëzojmë përgjigjet.
A përputhen të ardhurat me kursimet?
A është i qartë burimi i fondeve?
A ka kuptim qëllimi dhe kohëzgjatja e udhëtimit me rrethanat e aplikantit?
A përputhen deklarimet aktuale me historikun e mëparshëm?
A ka informacion të vërtetë që mund të keqkuptohet pa një shpjegim?
A mbështesin dokumentet atë që deklarohet në aplikim?
Këto nuk janë pyetje apo kritere zyrtare të autoriteteve. Ato ilustrojnë mënyrën analitike me të cilën përpiqemi të identifikojmë paqartësitë dhe dobësitë e mundshme përpara dorëzimit, pa pretenduar se parashikojmë vendimin.
SI FUNKSIONON
Dokumentet krijojnë historinë e aplikimit — jo e kundërta. Prandaj çdo strategji ndërtohet vetëm mbi fakte të vërteta dhe prova që mund të paraqiten.
Kuptojmë arsyen e udhëtimit, jetën tuaj në Shqipëri dhe mënyrën si financohet udhëtimi.
Identifikojmë pikat e forta, dobësitë, mospërputhjet dhe paqartësitë që mund të kërkojnë shpjegim.
Vendosim çfarë duhet sqaruar, forcuar ose dokumentuar dhe nëse është momenti i duhur për të aplikuar.
Organizojmë provat dhe përgatisim formularët e shpjegimet në një rrjedhë të qartë dhe të besueshme.
Para dorëzimit verifikojmë emrat, datat, shumat dhe deklarimet në të gjithë dosjen.
UDHËZUES FALAS · VIZË UK
Shkarkoni falas listën orientuese të dokumenteve që mund të nevojiten për një aplikim për vizë turistike ose familjare në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo listë përmbledh dokumentacionin e përgjithshëm që përdoret si pikënisje për përgatitjen e një aplikimi. Megjithatë, jo çdo dokument është i nevojshëm për çdo aplikant dhe një listë standarde nuk mund të zëvendësojë vlerësimin individual të rastit.
Në Tranzit Visa, pasi analizojmë situatën e aplikantit dhe, kur ka, të sponsorit ose personit pritës, përcaktojmë çfarë dokumentacioni duhet shtuar, hequr ose sqaruar. Qëllimi nuk është të dorëzojmë sa më shumë dokumente, por dokumentet e duhura: ato që mbështesin informacionin e deklaruar dhe krijojnë një dosje të qartë, të besueshme dhe konsistente me aplikimin.
Lista është orientuese. Dokumentacioni përfundimtar përcaktohet sipas rrethanave individuale të aplikantit dhe, kur aplikohet, të sponsorit ose personit pritës.
Nuk je i sigurt çfarë dokumentesh të duhen? Kërko vlerësimin e rastit në WhatsApp.INFORMACIONE PRAKTIKE
Jo një listë universale, por mënyra si dokumentet duhet të provojnë qëllimin, financat dhe rrethanat reale të aplikantit.
Lexo udhëzuesin →Pse nuk ka një shifër që funksionon për çdo rast dhe çfarë lidhjeje duhet të kenë kursimet, të ardhurat dhe kostoja e udhëtimit.
Lexo udhëzuesin →Si të lexohet arsyeja e vendimit dhe kur një aplikim i ri ka kuptim — pa e përsëritur thjesht të njëjtën dosje.
Lexo udhëzuesin →
RRETH TRANZIT VISA
Tranzit Visa është një agjenci në Tiranë e specializuar në përgatitjen e aplikimeve për viza, me fokus të veçantë në aplikimet për Mbretërinë e Bashkuar.
Një specialist. Nga vlerësimi deri te aplikimi. Përgatitja e dosjes nuk ndahet mes personave të ndryshëm: specialisti që analizon rastin është i njëjti person që ndërton, përgatit dhe kontrollon aplikimin nga fillimi në fund.
Çdo aplikim ndërtohet vetëm mbi situatën reale të aplikantit. Shqyrtojmë qëllimin e udhëtimit, dokumentet, financat, historikun dhe konsistencën e informacionit, në mënyrë që faktet, provat dhe shpjegimet të përforcojnë njëra-tjetrën.
Këshilla jonë nuk kushtëzohet nga shitja e një aplikimi. Nëse vlerësojmë se rasti duhet shtyrë, se një element duhet sqaruar ose forcuar, apo se strategjia e menduar nuk është ajo që do të rekomandonim, e themi hapur — edhe kur kjo do të thotë të mos e marrim përsipër aplikimin në atë moment.
Kur një rast ose çështje kërkon vlerësim shtesë, kemi mundësi të konsultohemi me profesioniste ligjore në Mbretërinë e Bashkuar, pa kosto shtesë për klientin. Kjo mundësi përdoret vetëm kur nevojitet dhe nuk nënkupton se çdo aplikim përgatitet nga një avokat në UK.
Ne nuk premtojmë vendimin, i cili i përket gjithmonë autoritetit përkatës. Ne japim një vlerësim profesional dhe realist përpara aplikimit, me transparencë dhe kujdes për çdo detaj që ndikon në besueshmërinë e dosjes.
KONTAKT
Na tregoni shkurt destinacionin dhe situatën tuaj. Do t’ju shpjegojmë çfarë kërkon aplikimi dhe nëse dokumentet tuaja janë të mjaftueshme për të vazhduar.